Askush se pret, por ky do të jetë gazetari nga Drenasi që do hyjë në Big Brother VIP Kosova 3

Njihet si një gazetar provokues, i guximshëm e që e bënë hallakam kudo që del, prej terreneve me politikanë, raportim nga vende të rrezikshme e deri tek konfrontimet në studiot e debateve.

Është gjithkah, dhe askush nuk çuditet nëse e sheh në secilin vend në Kosovë, por askush nuk do ta priste që ta shoh në një “reality show” sikurse Big Brother VIP Kosova.

Drenica Online ka mësuar nga burime tejet të sigurta që gazetari Vullnet Krasniqi, do të jetë banor i shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP Kosova 3, që do të nisë të premten në Klan Kosova.

Vullneti i cili vjen nga Negroci i Drenasit, ishte shpallur gazetar i Vitit për vitin 2023, dhe është një prej gazetarëve më të komentuar në Kosovë.

Ai se fundmi ka dalë si gazetar i pavarur duke hapur platformen e tij të quajtur Sateliti./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë