E hëne e kobshme për dy familje në Istog, 45-vjeçari nga Shushica dhe i riu gazetar u ndanë nga jeta

Dita e djeshme ishte e kobshme për familjet Metaj dhe Mehmetaj në Istog, që humbën më të dashurit e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Astrit Metaj nga fshati Shushicë e Ulët humbi jetën në rrethana akoma të paqarta, ndërsa gazetari Bler Mehmetaj nga fshati Zabllaq u nda nga jeta pas një sëmundje.

Për humbjen e tyre ka njoftuar edhe Komuna e Istogut, me ç’rast kanë shprehur ngushëllime për dy familjet.

“Të nderuara familje Metaj dhe Mehmetaj, në këtë ditë tejet të vështirë, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurve tuaj. Jo vetëm familja, por të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët, shokët, miqtë dhe të gjithë ata të cilët i njohën Astritin dhe Blerin”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë