E dhimbshme: Ky është burri që vdiq në QKUK pasi ishte goditur nga një furgon në Drenas
DrenicaOnline raportoi në mëngjes për një aksident të rëndë trafiku që kishte ndodhur më 18 gusht në Fushticë të Drenasit, ku një furgon kishte goditur një këmbësor dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, si pasojë e të cilave viktima ka ndërruar jetë dje. I ndjeri vdiq pasdite teksa po trajtohej në QKUK.
Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda QKUK-së personi që nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve është Zeqir Bahtiari, 83-vjeçar.
I moshuari po trajtohej në Klinikën e Mjekimit Intensiv, ku edhe u konstatua vdekja e tij nga ekipi mjekësor.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi është tërhequr dhe dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.
“Më 14.10.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar pas aksidentit të ndodhur me 16.08.2024. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.“
Kujtojmë se numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.
Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.