Izajh Çelaj, nënkryetar i partisë së re në Drenas, “Bashkimi Demokratik”
Izajh Çelaj, është zgjedhur nënkryetar i partisë së re “Bashkimi Demokratik” dhe ka thënë se BD-ja është krijuar në Drenas për të ofruar një ofertë shtesë për një qeverisje më të drejtë, më transparente e të avancuar me etikë e profesionalizëm.
“Arsyeja e krijimit të “Bashkimit Demokratik” në Drenas është krijuar për të ofruar një ofertë shtesë për një qeverisje më të drejtë, më transparente e të avansuar, më një kulturë, etikë,e profesionalizëm, me një urtësi, guxim e mençuri me një bashkpunim të sinqerisht me të gjithë forcat politike në vend pa folklorizëm e populizëm, të vetëdijshëm se në poltikë nuk ka patriotizëm, por ka veprime patriotike, duke siguruar që qytetarët tanë të jenë zë i fuqishëm në vendimmarrje, duke krijuar aktivizëm më të madh qytetar për një të ardhme më të mirë. Bashkimi Demokratik do të jetë një subjekt i qendrës duke i bashkuar të gjithë qytetarët pa dallim për të dhënë një frymë të re demokracisë, një vlerë të shtuar qytetarisë, profesionalizmit në të gjitha sferat e jetës tonë, duke përfshirë
kujdesin për të gjitha kategoritë qytetare pa dallim. Motoja jonë është “DRENASI IM, BASHKOHU PËR NDRYSHIMI”. Pra, Subjektit tonë iu kanë bashkur dhjetra për të mos thënë edhe më shumë figura intelektuale që kanë një potencial të mjaftushëm, për të qeverisur Drenasin, dhe duke e rënditur subjektin tonë një nga ofertat më të mira për zgjedhjet lokale, në Drenas në vitin 2025, e për ta shtrirë aktivitetin pastaj, në tërë Kosovën”, ka thënë ai.
Avokati Xhevdet Smakiqi, ka thënë se kryetari Berisha është njeriu i duhur për të zhvilluar komunën e Drenasit në një qytet siç e meritojnë qytetarët.
“Kryetari që keni zgjedhur ju Ajvaz Berisha edhe familjarisht kanë qenë edhe intelektual para 1999, kanë frymëzuar brezat. Duke parë karrierën e tij, Ajvaz Berisha është i përmbushur në aspektin profesional. Por nuk është i përmbushur me një gjë, Drenasi nuk është zhvilluar siç ju e meritoni”, ka thënë ai.