Ajvaz Berisha zgjidhet në krye të partisë së re në Drenas
Të shtunën në komunën e Drenasit është mbajtur Kuvendi Themelues i subjektit më të ri politik “Bashkimi Demokratik”, me kryetar Ajvaz Berisha.
Në prani të qytetarëve të kësaj komunë, kryetari Berisha tha se veprimtaria e tyre fillimisht, do të përqendrohet në Drenas, me synim të qartë që të rritën dhe zgjerohemi gjithandej Kosovës.
Ai ka shtuar se programi i tyre politik prezanton një koncept të detajuar, ambicioz dhe modern të qeverisjes lokale, dhe duke bërë thirrje që qytetarët e Drenasit të votojnë atë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Berisha ftoi të gjithë qytetarët politikisht joaktivë ose të pakënaqur me rrjedhat e deritanishme në këtë komunë, që të bashkohen për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për Drenasin.
“Bashkimi Demokratik” ofron një gamë të shtuar të mundësive, me qëllim që qytetarët e Drenasit në radhë të pare të jenë më aktiv në jetën shoqërore dhe politike të komunës, por edhe të shtojmë aktivizmin qytetar e përfshirjen në vendimmarrje. Drenasi ka pasur sfida të shumta gjatë gjithë periudhës së pasluftës, që ndërlidhen edhe me mënyrën e qeverisjes lokale, të menaxhimit të resurseve, të përcaktimit të prioriteteve zhvillimore dhe përfshirjes së ulët të qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Në këtë aspekt, “Bashkimi Demokratik” ka një vizion të qartë dhe synon bashkimin e të gjitha forcave, që nga shoqëria civile, njerëzit politikisht joaktiv e deri te subjektet politike që e përqafojnë vizionin politik të qendrës liberale, për të qeverisur bashkë me plot dinjitet duke iu referuar thënies së vjetër: “Bashkimi bën fuqinë”. Prandaj ne bëjmë thirrje që të bashkohemi rreth programit tonë me qëllimin e vetëm dhe primar – përparimin e Drenasit”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se shtyllat kryesore të programit të kësaj partie janë, Qeverisje lokale transparente dhe e përgjithshme, përmirësimi i cilësisë në arsim dhe shëndet, zhvillimi ekonomik dhe tregu i punës, promovimi i artit, kulturës dhe sportit.
“Bashkimi Demokratik” rreth vetës ka tubuar dhe vazhdon të grumbullojë kuadrot më të përgatitura të komunës sonë, te të gjitha niveleve akademike. Një vëmendje të veçantë brenda BD-së do t’i kushtojmë edhe gjinisë femërore dhe gruas, si shtylla të zhvillimit të shoqërisë sonë, jo vetëm sa për ta plotësuar formalisht kuotën gjinore, por për ta vlerësuar kontributin e saj në shoqëri, gjatë gjithë historisë, si pjesëmarrëse në të gjitha proceset transformuese shoqërore. “Bashkimi Demokratik” do jetë një shtëpi e madhe për të gjithë. Ndërsa, Programi ynë politik prezenton një koncept të detajuar, ambicioz dhe modern të qeverisjes lokale, të cilin me votën tuaj, në zgjedhjet e ardhshme lokale 2025, mund ta fuqizoni, që ta realizojmë edhe në praktikë, për ta përmirësuar jetën tuaj”.
“Shtyllat kryesore të programit tonë janë, Qeverisje lokale transparente dhe e përgjithshme, përmirësimi i cilësisë në arsim dhe shëndet, zhvillimi ekonomik dhe tregu i punës, promovimi i artit, kulturës dhe sportit”, ka thënë ai.
Izajh Çelaj, Nënkryetar i partisë ka thënë se BD-ja është krijuar në Drenas për të ofruar një ofertë shtesë për një qeverisje më të drejtë, më transparente e të avancuar me etikë e profesionalizëm.
“Arsyeja e krijimit të “Bashkimit Demokratik” në Drenas është krijuar për të ofruar një ofertë shtesë për një qeverisje më të drejtë, më transparente e të avansuar, më një kulturë, etikë,e profesionalizëm, me një urtësi, guxim e mençuri me një bashkpunim të sinqerisht me të gjithë forcat politike në vend pa folklorizëm e populizëm, të vetëdijshëm se në poltikë nuk ka patriotizëm, por ka veprime patriotike, duke siguruar që qytetarët tanë të jenë zë i fuqishëm në vendimmarrje, duke krijuar aktivizëm më të madh qytetar për një të ardhme më të mirë. Bashkimi Demokratik do të jetë një subjekt i qendrës duke i bashkuar të gjithë qytetarët pa dallim për të dhënë një frymë të re demokracisë, një vlerë të shtuar qytetarisë, profesionalizmit në të gjitha sferat e jetës tonë, duke përfshirë
kujdesin për të gjitha kategoritë qytetare pa dallim. Motoja jonë është “DRENASI IM, BASHKOHU PËR NDRYSHIMI”. Pra, Subjektit tonë iu kanë bashkur dhjetra për të mos thënë edhe më shumë figura intelektuale që kanë një potencial të mjaftushëm, për të qeverisur Drenasin, dhe duke e rënditur subjektin tonë një nga ofertat më të mira për zgjedhjet lokale, në Drenas në vitin 2025, e për ta shtrirë aktivitetin pastaj, në tërë Kosovën”, ka thënë ai./EkonomiaOnline/