Krasniqi uroi 25-vjetorin e themelimit të PDK’së, Hamza: Rrugëtimi politik i kësaj partie është pjesa më e mirë e rrugëtimit të vetë Kosovës
Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi me një fotografi ku shihen bashkë me kandidatin për kryeminstër të kësaj partie, Bedri Hamza ka uruar 25 vjetorin e themelimit të PDK’së.
Aty shihen edhe shumë zyrtarë e anëtarë të kësaj partie të cilët janë mbledhur për të festuar.
“Urime të gjithëve nga zemra 25 vjetori i themelimit të PDK-së!”, ka shkruar Krasniqi.
Edhe Hamza uroi PDK’në, duke thënë se rrugëtimi politik i kësaj partie është pjesa më e mirë e rrugëtimit të vetë Kosovës.
“Është një kontribut 25-vjeçar dhe një histori dashurie e pafundme për Kosovën”, shkroi Hamza.