Drenori dhe Halilaj ndajnë rrugët politike

Xhavit Drenori dhe Arbër Halilaj kanë ndarë rrugët në politikë. Halilaj, i cili deri tani ka qenë asamblist i “Green për Drenasin”, ka regjistruar një subjekt të ri politik në KQZ, të quajtur “Bashkimi Demokratik”, transmeton portali DrenicaOnline.

Subjekti i ri me orientim liberal do të fokusohet në zhvillimin lokal, drejtësinë sociale dhe Agjendën e Gjelbër, duke ftuar qytetarët të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë.

Në një postim në rrjetet sociale, Halilaj njoftoi se të shtunën, më 12 tetor 2024, do të bëhet prezantimi publik i “Bashkimit Demokratik” në Drenas. Ndërkohë, Xhavit Drenori, në një postim tjetër, ka sqaruar se “Green për Drenasin” nuk është pjesë e këtij subjekti të ri dhe se do të vazhdojë rrugëtimin e saj politik në mbrojtje të mjedisit.

Më poshtë gjëni, fillimisht statusin e Halilajt e më paa edhe sqarimin e Drenorit:

Postimi i Halilajt:

Skenës politike të Drenasit dhe Kosovës iu shtua një parti e re e qendrës me orientim programor liberal – “Bashkimi Demokratik”, me fokus në zhvillimin lokal, barazinë për të gjithë, drejtësinë sociale, Agjendën e Gjelbër dhe aktivizmin e shtuar qytetar.

Krijimi i BD është iniciuar nga një grup intelektualësh që dëshirojmë ta shohim Drenasin më mirë dhe më të përparuar. Unë jam angazhuar nga fillimi në themelimin e këtij subjekti politik, duke përpiluar bashkë me kolegët dokumentet programore bazike dhe çështjet tjera të fillimit të aktiviteteve nismëtare. BD ka shtrirje, përkrahje dhe mundësi të mëdha veprimi, prandaj të gjithë qytetarët politikisht joaktivë ose ata të pakënaqurit me rrjedhat aktuale në Drenas, ftohen të na bashkohen për të kontribuar për një të ardhme më të mirë. Të shtunën, më 12.10.2024 bëhet prezentimi publik i BD në Drenas.

“Bashkimi Demokratik” është një mundësi për sinergji të ideve e përpjekjeve për ndryshim pozitiv dhe zhvillim, siç e thotë edhe motoja jonë: Drenasi im, bashkohu për ndryshim!

#BD #bashkimidemokratik #drenasi

Postimi i Drenorit:

Sqarim per opinionin në Drenas dhe më gjërë!

Iniciativa Qytetare GREEN për Drenas nuk është pjesë e subjektit të ri, i cili është proklamuar të themelohet së shpejti.

IQ „GREEN për Drenas“, pas analizës që i ka bërë situatës, diskutimeve intensive me anëtarë dhe opinionit te mbështetësve të Iniciativës tonë, kemi marrë vendimin që mos të bashkveprojmë me këtë subjekt të ri politik, për shkaqe parimore, e të cilat do ti bëjmë se shpejti publike.

IQ GREEN për Drenas do të vazhdoj rrugëtimin e saj politik me kauzën e saj për mbrojtjen e mjedisit dhe do të punoj intensivisht në strukturimin e saj në terën.

Asamblistin tonë të deri tashem, Arbërin e falenderojmë për bashkrrugëtimin e përbashkët dhe suksese në angazhimin e tij. Prandaj, nga sot IQ GREEN për Drenas edhe i ndan rrugët politikisht.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë