Glauk Konjufca për Jakup Krasniqin: Më ka mbajt afër dhe e kam pas më shumë se mësues
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca së bashku me deputetët nga subjekti i tij, Avni Dehari, Hydajet Hyseni e Gani Krasniqi, kanë qenë sot për ngushëllime te familja e Jakup Krasnqit në Negroc tw Drenasit.
Konjufca duke shprehur ngushëllimet për vdekjen e Azem Krasniqit, vëllait të vogël të Jakupit, ka thënë se Baci Jakup e ka mbajt shumë afër vetës në Kuvend dhe e ka mësuar se si duhet shteti.
“Babai im ka qenë shok me Bacin Jakup, kanë qenë bashkë në burg. Kam qenë edhe unë për pesë vite nënkryetar i tij në Kuvend dhe më ka mbajtur afër, më ka respektuar dhe më kë mësuar shumë gjëra. E çmoj shumë dhe kam një respekt të veçantë për të”, ka thënë Konjufca./IndeksOnline./