Zgjedhjet po afrojnë: Fatmir Limaj mbush sallën me simpatizantë në Prizren
Lideri i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur një takim me qytetarët në Prizren, ku salla ishte e mbushur me simpatizantë të tij në prag të zgjedhjeve nacionale. I shoqëruar nga kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha, dhe bashkëpunëtorë të tjerë, Limaj u zotua për angazhimin e partisë në zhvillimet politike të vendit, shkruan portali DrenicaOnline.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Limaj falënderoi qytetarët e Prizrenit për mbështetjen e dhënë, duke theksuar se aktivitetet politike të Nismës do të vazhdojnë me intensitet të lartë. Ai u shpreh se fryma pozitive që po e përcjell partinë gjithandej Kosovës është një tregues i suksesit të garantuar në zgjedhjet e ardhshme.
“Faleminderit Prizren! Së bashku me kryetarin e degës Zafir Berisha dhe bashkëpunëtorë, bashkëbiseduam dhe u koordinuam për vazhdimin e aktivitetit dhe nevojën e NISMA-së karshi zhvillimeve politike në vend,” shkroi Limaj në Facebook, duke shtuar se përkrahja e qytetarëve do të çojë partinë drejt suksesit të sigurt.
Nisma Socialdemokrate është duke intensifikuar takimet me qytetarët nëpër të gjitha rajonet e Kosovës, në përgatitje për zgjedhjet e afërta.