Qeveria e Kosovës i rrit pensionet për 20 për qind
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Qeveria e tij ka vendosur t’i rrisë për 20 për qind pensionet që financohet nga shteti.
“Sot kam kënaqësinë që të ju jap një lajm te mirë të gjithë pënsionistëve. Nga ky muaj, do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet”, tha Kurti në një konferencë për media të hënën në Prishtinë.
Pensionet që do të rriten janë pesnoni bazik i moshës, pensioni kontibutpagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës.
Ligji për skemat pensionale të financuara nga shteti zbatohet prej vitit 2014.
Pensionet në Kosovë sillen nga 100 deri në 265 euro.