Lladrovci ngushëllon familjen Krasniqi për vdekjen e Azemit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Azem Krasniqit, vëllait të ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Në mesazhin e tij, Lladrovci e ka cilësuar Azemin si një njeri të urtë, familjar dhe shok të përkushtuar, i cili gjithmonë është dalluar për karakterin e tij të fortë dhe përkushtimin ndaj komunitetit.
Kryetari Lladrovci theksoi se ndarja e tij është një humbje e madhe për të gjithë, por kujtimet dhe veprat e mira të Azemit do të mbeten gjithmonë në zemrat e familjes dhe miqve.
Ngushëllimet e tij u drejtohen familjes Krasniqi dhe gjithë atyre që e kanë njohur e respektuar Azemin.