Prezantohen projektet ideore për institucionet e reja korrektuese
Në prani të Ministres Haxhiu, Drejtorit Dibrani, partnerëve strategjikë dhe shoqërisë civile, u bë prezantimi i projekteve ideore për Institutin e Psikiatrisë Forenzike, Qendrën Korrektuese për Gra në Lipjan dhe Qendrën Korrektuese dhe të Paraburgimit në Prizren.
Këto projekte synojnë të përmirësojnë infrastrukturën e sistemit korrektues në Kosovë, duke përmbushur standardet e kërkuara ndërkombëtare. Partnerët strategjikë dhe shoqëria civile, përmes komenteve dhe monitorimit të të gjithë procesit, po ndihmojnë që këto institucione të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare.