Gjykimi i krerëve të UÇK-së/ Javën e ardhshme katër seanca në Hagë
Në Gjykatën Speciale të Hagës është duke vijuar për pothuajse të katërtin vit, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Procesi gjyqësor i quajtur “Thaçi dhe të tjerët” po gjykon për krime lufte Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.
Si zakonisht, seancat gjyqësore do të mbahen nga e hëna në të enjten.
Seanca e së hënës është njoftuar të nisë në ora 09:00, teksa nuk dihet nëse do të ketë dëshmitarë publikë apo sosh që do të mbrojnë identitetin.