Enver Hajdari rizgjidhet në krye të OVL-së së UÇK-së në Drenas

Enver Hajdari është rizgjedhur sërish në krye të OVL-së së UÇK-së, dega në Drenas, transmeton portali DrenicaOnline.

Sot është mbajtur kuvendi zgjedhor në sallën e kulturës në Drenas, ku votuan veteranët e interesuar.

Ky është postimi i kryetarit të sapozgjedhur:

FALEMNDERIT!

Të dashur e të nderuar veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, delegatë të kuvendit zgjedhor të OVL-së së UÇK-së, dega në Drenas,

Sot, ata që qenë të gatshëm me jetën e tyre t’i shërbejnë atdheut në radhët e lavdishme të UÇK-së, më besuan edhe me votën e tyre, qe edhe për 4 vitet e ardhshme do të kem nderin ta drejtoj OVL-në e UÇK-së në Drenas.

Jam thellësisht mirënjohës e falenderues për nderin e jetës që të jem zëri i kategorisë që më së forti i dha lirisë, e më së paku mori prej saj.

I falenderoj edhe përfaqësuesit e selisë qendrore në Prishtinë, kontributi i të cilëve ishte i pazëvendësueshëm në mbarëvajtjen e këtij kuvendi, për kujdesin e treguar që kuvendi të jetë demokratik e që zëri i veteranit të UÇK-së të dëgjohet.

Kosova është e të gjithëve, prandaj edhe veteranëve u duhet trajtim dinjitoz, për çka do të punoj çdo sekond të këtij mandati, siç kam punuar deri më tani.

I juaji,
Enver Hajdari.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë