Aeroplani i linjës Prishtinë-Hamburg rrezikohet nga shpezët, detyrohet të kthehet në Sllatinë
Një moment të frikshëm e të rrezikshëm e kanë përjetuar sot udhëtarët e linjës ajrore Prishtinë-Hamburg.
Ata u rrezikuan nga dy shpezë të cilat kishin hyrë në motorin e aeroplanit.
Njëri nga udhëtarët tha se ata janë nisur nga Sllatina drejt Hamburgut në orën 8.40, por pas 30 minutave janë kthyer sërish në Aeroport.
“Ishim diku mbi malet e Shqipërisë, aeroplani filloi të dridhej, mendova që do të rrezohemi dhe e shtrëngova shumë rripin e sigurisë. Pas 30 minutave udhëtim jemi kthyer sërish në Aeroportin e Prishtinës”, ka thënë ai për KP.
.
.