Momenti kur arrestohet i dyshuari për kultivimin e drogës me peshë 1 ton (VIDEO)

Aleks Gerbi është shtetasi i Shqipërisë që sot u arrestua nga një aksion i antidrogës në Pejë.

Gerbi dyshohet se në malet e Sferkës së Pejës kishte mbjellur mbi 1 ton drogë të llojit kanabis sativa, shkruan IndeksOnline.

Aksioni i Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës, nisi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm dhe është ende duke vijuar.

Mijëra kilogramë drogë u asgjësuan nga Policia, duke u djegur në vendin ku u gjetën.

Vlera e tyre dyshohet të jetë afro 5 milionë euro.

Narkotikët janë hasur duke u kultivuar në brendi të malit, teksa Policia ka qrnë duke e hetuar këtë rast tash e disa kohë.

Ky është aksioni më i madh i antidrogës, që nga paslufta.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes dhe momenti kur u arrestua i dyshuari Gerbi./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë