Elmi Shala tërhiqet live në emision nga gara për zgjedhjet e OVL UÇK në Drenas: Ka parregullsi

Elmi Shala, ka qenë i ftuar në emisionin “Frontal” të T7, ai live në emision është tërhequr nga gara për kryetar të degës së OVL UÇK në Drenas.

Kjo për shkak që siç thotë ai parregullsive që po ndodhin në proces.

“Nuk do të jem pjesë e këtyre zgjedhjeve, këtu po deklarohem para juve, para mediumit. Këtu po ju kërkoj falje gjithë bashkëluftëtarëve, mënyra e zgjedhjeve si po vijon tani nuk më bën nder as si person, as si familje”.

“Unë po tërhiqem nga kandidatura për shkak të parregullsive”, ka thënë ai.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë