Dardan Gashi: Kurti është kryediplomati më i suksesshëm i Serbisë

Analisti Dardan Gashi ka shprehur kritika të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar atë si, “ministrin e Jashtëm më të suksesshëm të Serbisë deri tani.”

Gashi theksoi se veprimet e Kurtit kanë sjellë izolimin e Kosovës dhe penalizime ndërkombëtare.

Gashi gjithashtu ironizoi një takim të Kurtit me kryeministrin e Lihtenshtajnit gjatë një vizite në New York.

“Ka me dridhë botën ai takim. Pasi te del prej aty, Kovën s’ka me njoftë kërkush.. le ta dinë qytetarët sa i rëndësishëm është ky takim, kur shkon në New Yok me taku kryeministrin e Lihtenshtajnit. Ai vetë i pesti, gjysma e popullsisë. Këtu është ku e ka sjell Albin Kurti, Kosovën dhe Serbinë. Albin Kurti është ministri i Jashtëm më i suksesshmi i Serbisë deri tash. S’ka pasur ëmë të mirë”, ka thënë Gashi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë