Lapidar Lladrovci reagon përsëri: Kjo maskaradë nuk e dëmton vetëm Feronikelin si klub, por i jep imazh të keq futbollit të Kosovës
Kapiteni i Feronikelit 74, Lapidar Lladrovci reagoi përsëri pas disa rasteve ku skuadra e tij është dëmtuar qëllimisht nga gjyqtarët.
Ai thotë se kjo maskaradë nuk e dëmton vetëm Feronikelin si klub, por i jep imazh të keq futbollit të Kosovës.
Postimi i tij:
Vazhdon maskarada diskriminuese ndaj Feronikelit nga gjyqtaret e FFK!
Se eshte mision i pamohueshem “demtimi” i Feronikelit me qellim “debimin” nga Superliga u vertetua edhe te shtunen ne Suhareke!
Kjo maskarade ka kulmuar sezonin e kaluar ne ndeshjen e barazhit, ku na eshte mohuar nje gol i rregullt duke u referuar pozicion jashte loje dhe pa fije turpi duke treguar pozicionin e shenjuar te var-it nga mesi i fushes dhe jo nga kamera e zakonshme kendore (kamera kendore e cila zakonisht perdoret per te treguar vijen e pozicionit jashte loje tregonte qarte se nuk kishte pozicion jashte loje)! Gjyqtarit Lirim Jashari (gjyqtar i var-it), iu deshen rreth 10 minuta ne dispozicion deri te vendimi kontravers (dyshoj me gjase derisa mberriti ndonje telefonate me urdhera ne dhomen e var-it). Gjyqtari ne fjale vazhdon dhe referon sikur s’ka ndodhur asgje, delegohet edhe ne ndeshjen tone, sigurisht pasi duket se ka ndjekur urdherat, se lere me te mirret ndonje mase ndeshkuese ndaj tij duke pare gabimin e tmerrshem dhe rendesine e madhe te ndeshjes. Pastaj “shfaqjet” ne Llap kunder Llapit ku na gjykoj gjyqtar Llapjan, ne Lipjan dhe Hajvali kunder Prishtines, ne Drenas kunder Ballkanit e Malisheves e shume e shume ndeshje ku ishim viktime e gjyqtareve!
Turpi vazhdoj edhe kete jave ne Suhareke me nje penallti qesharake, ku as vete lojtaret e Suharekes nuk kerkuan penallti, e ku lojtari i rrezuar pas rastit e pranoj se priste ndeshkim per simulim, referi Eridon Podvorica referon penallti pa u menduar dy here, ndersa var-i milionesh nuk reagon fare! Ndersa u çuditen edhe tifozet kundershtare te cilet me sportivitet dhe korrektesi e pranuan se s’kishte te bej as afer me penallti. Ka shume ndeshje qe jemi demtuar e po demtohemi ne menyre flagrante e qe kemi heshtur me shpresen se do te vije fundi i ketyre “gabimeve”, por jo, vetem fundi qe nuk po shihet, ndersa masa ndeshkuese per akteret edhe me hiç. Te ne para çdo ndeshjeje ekziston frika se do te demtohemi nga gjyqtaret, se mos po luajme kunder “17 lojtareve kundershtare”! A thua si kane mundesi lojtaret te performojne si duhet ne keto kushte?!
Kjo maskarade nuk e demton vetem Feronikelin si klub, por i jep imazh te keq futbollit te Kosoves ne pergjithesi, duke i larguar nga shkallet e stadiumit ata per te cilet luhet futbolli, tifozet tane. Kohet e fundit futbolli yne po shenon regres e skandale pa fund, qofte ne fushen e blerte apo jashte saj dhe per kete ka adrese por jo pergjegjesi!
Nese vazhdon ky turp atehere nuk ia vlen te investohet e te harxhohen mjete, mund, djerse, gjak dhe sakrifice ne futbollin e Kosoves pasi qe dallaveret le qe nuk po mbarojne, por perkundrazi, po vazhdojne nga sezoni ne sezon, haptaz e me haptaz, pa u skuqur fare!
Deshmoret, invalidet e veteranet tane kane dhene jeten e gjymtyret e tyre qe kjo federate te punoj e veproj ne liri, te flitet e te punohet ne gjuhen tone dhe me simbole tonat, mbi te gjitha te kete drejtesi e asnjehere te diskriminohet nje klub futbolli ne kete menyre! Mjaft me!