Hajnat futen në postë, vjedhin kasaforten e mbushur me para e mbushje telefoni
Një zyrtar i Postës së Kosovës, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit të postës në Fushë Kosovë dhe kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte rreth 850 €, pulla postare, 5 vula postare të pagesave dhe disa mbushje të telefonave me vlerë 300-400€.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të hënën rreth orës 03 e 30 minuta, transmeton portali DrenicaOnline.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet./DrenicaOnline/
.
.