Digjet vila e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, ai dhe Policia nisen për në vend të ngjarjes
Është djegur vila e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Lajmin e ka konfirmuar vetë deputeti, i cili ka njoftuar se është rrugës për në Podujevë, për te vendi ku ka ndodhur rasti.
“Është djegur komplet. Nuk ka mbetur asgjë. Unë jam rrugës dhe policia është para meje. Siç më kanë treguar dera e vilës ka qenë jashtë dhe nuk dihen shkaqet e zjarrit”, ka thënë Bajqinovci për Paparacin.
Ai ka thënë se këtë vilë e ka që prej vitit 2017 dhe se ka shkuar rregullisht me familjen.
“Brenda nuk ka pasur asgjë veç një frigorifer”, ka thënë Bajqinovci.