Daut Haradinaj publikon foto të terroristëve që i eliminoi policia e Kosovës një vit më parë në Banjskë
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka publikuar disa fotografi nga ngjarja që ndodhi në Banjskë para një viti.
Në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë disa imazhe të terroristeve serb që u vranë nga Policia e Kosovës.
‘’Si popull s’ja dojmë të keqen askujt, por kjo i pret gjithmonë në Kosovë ata që tentojnë me e prek një pëllëmbë të këtij vendi.
Krenar me djemtë e vajzat e Policisë sonë!‘’, ka shkruar Haradinaj.