Vazhdon mbështetja e ICITAP-it për SHKK-në në krye të së cilës është Ismail Dibrani
Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, priti në takim Heather Rauch, Asistent Drejtoreshë për Programe Globale në ICITAP, Tyler Truby, Atashe i ICITAP-it për kundërterrorizëm në rajonin e Ballkanit, dhe Randy Wilson, Koordinator për Ballkanin i Departamentit të Shtetit për Kundërterrorizëm.
Drejtori i Përgjithshëm, Dibrani, vlerësoi lart mbështetjen e ICITAP-it, veçanërisht për themelimin e Njësisë së Inteligjencës Korrektuese në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Kjo njësi ka arritur të rrisë ndjeshëm nivelin e sigurisë, duke u bërë një histori suksesi dhe një model për të gjithë rajonin.
ICITAP mbetet një nga partnerët kryesorë të SHKK-së në zhvillim dhe reformë; përkrahja e tyre është jetike dhe vendimtare për Shërbimin Korrektues të Kosovës.