Ndërron jetë motra e Adem e Hamëz Jasharit

Ka ndërruar jetë e bija e Shaban Jasharit e motra e Adem e Hamëz Jasharit, Hava Gashi.

Lajmin e ka bëre të ditur, Bekim Jashari.

Ai ka njoftuar se ceremonia mortore do të mbahet sot, në orën 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc-Skenderaj.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot.

Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm.

Ceremonia mortore do të mbahet sot më 23.09.2024, në orën 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc-Skenderaj. Do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë