Zhduken dy fëmijë në Fushë Kosovë, policia nis kërkimin e tyre

Një burrë dhe një grua kanë raportuar dje në stacionin policor të Fushë Kosovës, se dy fëmijët e tyre kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Policia ka nisur kërkimin ndërsa ende nuk ka ndonjë informacion për fatin e tyre, transmeton portali DrenicaOnline.

“Fushë Kosovë / 20.09.2024 – 09:00. Dy ankuesit, një mashkull dhe një femër kosovar/e kanë raportuar se dy fëmijët e tyre meshkuj kosovar kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raportin e policisë./DrenicaOnline/

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë