Të shtëna armësh në Kamenicë, raportohet për një të plagosur – digjet një veturë
Një incident i rëndë me të shtëna armësh raportohet se ka ndodhur mbrëmë në orët e mesnatës në fshatin Karaqevë të Kamenicës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar disa pamje dhe informacione lidhur me këtë rast.
Ngjarja sipas tyre ka ndodhur afër një kazino dhe sipas të njëjtëve pas gjuajtje me armë, një person ka mbetur i plagosur.
Po ashtu, në këtë incident raportohet të kenë qenë të përfshirë mbi 10 persona.
Sinjali ka kontaktuar me Policinë, por ende nuk kanë kthyer përgjigje deri në këtë moment.