Policia e shpallë në kërkim personin e dyshuar për vrasjen në Mitrovicë

Një incident i rëndë u shënua mëngjesin e djeshëm në qytetin e Mitrovicës, ku në rrugën “Fatime Hetemi”, për motive akoma të panjohura, një person u qëllua me armë zjarri. I plagosuri u dërgua në QKUK për trajtim, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq.

Policia e Kosovës sot ka kërkuar bashkëpunimin nga qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e Valdrin Salihut, i cili dyshohet për vrasjen e ndodhur dje në Mitrovicë.

Ndërkaq, Sinjali dje raportoi se viktima është Florim Zeqiri, një 45-vjeçar nga fshati Vinarc, i cili nuk arriti t’i mbijetoi plagëve të marra dhe vdiq në QKUK.

Policia dje u angazhua në zbulimin e dorasit gjatë tërë ditës por ai ende ndodhet në arrati dhe gjithashtu u raportua se sot është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë