QMF-ja në Komoran fuqizohet me 4 ekipe të specializuara

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Drenasit, vazhdon punën dhe aktivitetet për ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Ekipi mjekësor emergjent në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran është fuqizuar me katër ekipe të specializuara. Ky përforcim pritet të rrisë kapacitetin e përgjigjes ndaj emergjencave mjekësore, duke përmirësuar shërbimet që u ofrohen qytetarëve. Me më shumë ekipe në gatishmëri, qendra do të jetë më e aftë për të menaxhuar situatat e papritura dhe për t’u ofruar ndihmë më të shpejtë pacientëve në nevojë.

Ky hap përbën një përmirësim të rëndësishëm për shëndetin dhe sigurinë e banorëve, duke avancuar ndjeshëm shërbimet e emergjencës. Përmes këtij fuqizimi, mundësohet transporti i shpejtë i pacientëve në raste urgjente dhe përgjigje më e shpejtë ndaj thirrjeve për ndihmë emergjente.

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lumnije Krapi, theksoi se me prezencën e autoambulancës, qendra do të jetë më efektive në ofrimin e ndihmës mjekësore në kohë reale për banorët e Komoranit dhe rrethinës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë