‘Blinaja’, vendi i familjes suaj: Nga ushqimet tradicionale deri te ambienti relaksues (Video)

Qysh në hyrje te restaurant ‘Blinaja‘, jo larg Komoranit ju pret një ambient super relaksues që ofron hapësirë të majftueshme dhe çlodhëse.

I gjendur në mes të pyllit, ‘Blinaja‘ ju mirëpret në një hapësirë të këndshme në ajër super të pastër. Por jo vetëm kaq. Restaurani më i frekuentuar i kësaj zone dhe më tej, ofron edhe hapësirë të stilit komod dhe tradicional edhe brenda, me kapacitet të madh për dreka, darka dhe evente të lloj-llojshme.

E kur jemi tek ushqimi, ‘Blinaja‘ shquhet për një menu të larmishme, kryesuar nga ushqime tradicionale dhe të freskëta, të pergatitur me shumë delikatesë tash e sa vite, duke u shndërruar në lider të përgatijes së ushqimeve tradicionale.

Për të shijuar një mëngjesë, drekë apo darkë në një ambient super të rehatshëm, vizitoni restaurant ‘Blinaja‘ apo shikoni faqen e restaurantit në Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë