Pastrimi i lumit Verbica punë e çmuar, Komuna pret të rregullohet faza e tretë e shtratit të lumit Drenica

Pastrimi i lumenjve, ku u përfshi edhe lumi Verbica ishte hap i qëlluar i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Nisja e pastrimit të shtratit të lumit Vërbica, konkretisht segmentit nga ura në rrugën “Sokol Elshani” në drejtim të Skenderajt, ishte i mirëseardhur.

Ky pastrim i lumit ndikon në uljen e rrezikut nga vërshimet, përmirëson gjendjen e lumenjve Vërbica dhe Drenica, për çka Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka përgatitur raport.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit, nga kjo ministri ka kërkuar ndërhyrje edhe për pastrimin e shkurreve, mbetjeve ndërtimore dhe rregullimin e argjinaturave në këta dy lumenj.

Mirëpresim vazhdimin e punimeve të filluar vite më parë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për rregullimin e shtratit të lumit Drenica, me çka, përmirëson dukshëm sigurinë nga vërshimet në këtë anë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë