Mbi 22 milionë euro, aprovohet buxheti i komunës së Drenasit/ Saliuku falënderon asamblistët që votuan pro

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa në Komunën e Drenasit, Albulena Saliuku ka thënë se Kuvendi Komunal i Drenasit me shumicë votash miratoi sot buxhetin e Komunës për vitin 2025 në vlerë prej 22 milionë e 133.550 €, transmeton portali DrenicaOnline.

Saliuku ka falënderuar të gjithë asamblistët që votuan buxhetin dhe që janë treguar unik për të mirën e qytetarëve të Drenasit.

Statusi i drejtoreshës, Saliuku:

𝗔𝗽𝗿𝗼𝘃𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗯𝘂𝘅𝗵𝗲𝘁𝗶 𝗶 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗗𝗿𝗲𝗻𝗮𝘀𝗶𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝘃𝗶𝘁𝗶𝗻 2025 , 𝗻𝗲̈ 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲̈𝗻 𝗽𝗿𝗲𝗷 22,133,550.00€ ✅
Sot me datë 19.09.2024 është mbajtur mbledhja e Kuvendit.
Pika më kryesore e kësaj mbledhjeje ishte pika e 10-të e rendit të ditës, Propozim vendimi i buxhetit të Komunës për vitin 2025 si dhe parashikimi i buxhetit për vitet 2026-2027.
Kuvendi Komunal i Drenasit me shumicë votash miratoi buxhetin e Komunës së Drenasit për vitin 2025 në vlerë prej 22 milion e 133.550 €.
Falemnderit të gjithë atyre asambleistëve që janë unik për të mirën e qytetarëve të Drenasit.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë