Lahi Brahimaj i reagon ministrit Maqedonci: Merru pak me kushtet e ushtarëve, lëri temat populliste
Lahi Brahimaj i ka reaguar ministrit Maqedonci që së fundi po merret kryesisht me tema të mëdha, dialogun me Serbinë dhe kërcënimet e Vuçiqit.
“Daja” i UÇK-së e ka porositur ministrin që të mirret më shumë me kushtet e ushtarëve dhe t’i lërë anash temat populliste.
“Ministri i Mbrojtjes del e flet për dialogun me Serbi, por assesi për kushtet e ushtarëve.
E dhimbshme që një numër i madh i ushtarëve detyrohen të punojnë punë tjera, si taksistë e kamerierë, vetëm për të mbajtur familjet e tyre.
Lavdërimet për shefin e tij, që ministri Maqedonci nuk kursente për t’i hyrë në qejf, nuk ua rregullojnë fare jetën ushtarëve të Kosovës.
Ata nuk kanë mbështetje, pagat i kanë më të ulëtat në rajon, çizmet i vijnë nga kompani në listë të zezë dhe ka raste kur ushtarakë të edukuar e trajnuar në Akademitë prestigjioze perëndimore kanë lëshuar FSK-në për shkaqe të këtilla.
Ministër, lëri temat populliste e lavdet për shefin!
Merru me kushtet e ushtarëve, sepse ky duhet të jetë prioriteti yti”, shkruan Brahimaj në reagim./Indeksonline/