Asamblisti Egzon Qorri: Po punojmë për të siguruar një mjedis sa më të mirë për qytetarët tanë

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Drenasit, Egzon Qorri se bashku me me Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Nexhmedin Gruda, inspektuan varrezat e lagjes Qorri në Drenas, transmeton portali DrenicaOnline.

Gjatë këtij inspektimi, u diskutua mundësia e investimeve të nevojshme për trajtimin e kanalit të ujërave që kalon nëpërmjet varrezave, rrethimin dhe rregullimin e parkingut.

“Jemi të përkushtuar që t’i përmirësojmë kushtet dhe infrastrukturën publike për të gjithë qytetarët. Punimet do të vazhdojnë në mënyrë të pandalshme dhe kërkojmë mirëkuptimin dhe durimin tuaj”, ka thënë Qorri.

Sipas tij po punohet me përkushtim që këto projekte të finalizohen me sukses dhe të sigurojmë një mjedis sa më të mirë për qytetarët tanë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë