Theret me thikë një person afër shkollës në Drenas

Një person është therur me thikë para pak çasteve në Poklek të Ulët të Drenasit.

Rasti ka ndodhur afër shkollës, transmeton portali DrenicaOnline.

Burimet e DrenicaOnline kanë thënë se personi i therur është dërguar në emergjencën e Drenasit dhe ende nuk dihet për gjendjen shëndetësore të tij.

DrenicaOnline ka pyetur policinë për rastin dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare…

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë