Ky është parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë na pret mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat do të shënojnë ulje të mëtutjeshme. Në mëngjes dhe paradite ende mund të ketë ndonjë interval kohor me diell, ndërsa vranësira të dendura dhe reshjet vijnë kryesisht gjatë ditës ose orëve të pasdites dhe mbrëmjes, vende-vende nganjëherë intensive.

Temperatura maksimale vetëm rreth 16 gradë Celsius. Në malet më të larta mund të ketë fjolla bore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot i vranët e në disa vise paradite me intervale kohore me diell.

Priten reshje të reja shiu e në bregdet rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë