E dhimbshme: Ky është punëtori që vdiq në vendin e punës, ra nga kati i tretë i ndërtesës

Aksidentet në vendin e punës, e të cilat jo rrallë herë përfundojnë me fatalitet, vazhdojnë të jenë në shqetësuese në Kosovë. Kushtet e mira dhe siguria në punë, mbesin akoma ‘lakmi’ e një numri të madh të punëtorëve në vend, në veçanti të sektorit të ndërtimtarisë. Kjo për shkak të moskujdesit të punëdhënësve, por edhe punëtorëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Dje Policia e Kosovës njoftoi se një punëtor i një kompanie ndërtimi në Prizren ka humbur jetë në vendin e tij të punës.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për 48 vjeçarin, Janer Kajmakçi i cili ishte dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasojë e plagëve kishte ndërruar jetë.

Sipas Policisë thuhet se punëtorit gjatë kohës që po punonte ra nga kati i tretë i ndërtesës – Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në rrugën “Besim Shala” në Prizren.

Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal në vendngjarje dhe se po vazhdojnë me hetimet e mëtutjeshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë