Asamblisti i VV-së në Drenas kalon në PDK, te kryetari Ramiz Lladrovci

Asamblisti më i ri i Kuvendit Komunal të Drenasit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Selman Qallapeku, nga tani  do të bashkudhëtojë me Partinë Demokratike të Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.

Lajmim e ka dhënë i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ka falenderuar Qallapekun për kalimin në PDK duke thënë se PDK e rikonfirmoi unitetin në Kuvendin e Drenasit.

“Falënderoj të gjithë asamblistët e Kuvendit të Drenasit që morën pjesë dhe votuan për Kryesuesin e Kuvendit të Drenasit, z. Lestrani. Sharmi i demokracisë u pasqyrua në Kuvend. Vet funksionalizimi i Asamblesë, është fitore, përkundër dëmeve për grantin e performancës. PDK e rikonfirmoi unitetin në Kuvendin e Drenasit”, ka thënë Lladrovci.

Ai në veçanti i falënderoi asambleistët opozitarë që i kanë thënë gjatë gjithë kohës po zhvillimit të Drenasit si Muhamet Kurtaj, Hamit Haxhiu, Beqir Kiçina, Egzon Qorri dhe Selman Qallapeku, i cili do të bashkudhëtojë tash e tutje me PDK-në./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë