Vdes në Drenas atdhetari dhe veprimtari i çeshtjes kombëtare!

Ka vdekur Asllan Sejdiu nga fshati Korreticë i Ulët i Komunës së Drenasit.

Ai dha kontribut të veçantë si punëtor i zellshëm në Shkollen fillore në Korroticë të Poshtme

Asllan Sejdiu ishte njëri nga veprimtarët e shquar të përpjekjeve çlirimtare të Kosovës.

Asllani është varrosur me datën 11.09.2024 në ora 17:00 tek Varrezat e fshatit Korroticë e ulët.

Për vdekjen e tij ka shkruar Izet Abdyli:

NA IKU EDHE NJË VEPRIMTAR I DEVOTSHËM

Asllan Sejdiu do të kujtohet përherë për kontributin e tij si veprimtar i devotshëm i çeshtjes kombëtare. Ai dha kontribut të veçantë si punëtor i zellshëm në Shkollen fillore në Korroticë të Poshtme. Pastaj u angazhua në këshilat e pajtimit, solidaritetit e si drejtues i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Poklek të Ri. Oda e tij u kthye në vendtakim të aktivitereve politike, humanitare, kulturore etj. Ai përkundër moshes së shtyer dhe shëndetit që po e rëndonte asnjëherë nuk e ndali angazhimin e tij në të mirën e çeshtjes kombëtare. Në bisedën e fundit telefonike me 2 shtator (një javë para se të vdiste) për më shumë se një orë biseduam e evokuam kujtime nga aktivitetet tona por.me mbeti peng premtimi që i dhashë se do të shihemi së shoejti. Ai iku në amshim.e neve na la kujtim veprat e tija të mira. Respekt e nderim për veprimtatin e çeshtjes kombëtare Aslan Sejdiun!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë