Drenicaku e poston armen në rrjete sociale, policia i shkon te dera e shtëpisë (Foto)

Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar personin e dyshuar pasi i njëjti javë parë në rrjete sociale kishte postuar një armë zjarri tytë shkurtë.
Nga i dyshuari në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma pistoletë të cilën dyshohet se i dyshuari e kishte e postuar ne rrjete sociale.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje ne pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve”./DrenicaOnline/
.
.