Moti për sot: Vranësira, paralajmërohet breshër e shkarkesa rrufesh

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Reshjet pritet të fillojnë në orët e mëngjesit nga pjesa perëndimore e vendit, e më pas të shtrihen gjatë ditës lokalisht edhe në zona të tjera, ndërsa nuk përjashtohet mundësia për breshër.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h, njofton Meteo Kosova, transmeton Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32°C.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë