Komuna e Drenasit del me një njoftim të rëndësishëm për tatimin në pronë

Të nderuar qytetarë të komunës së Drenasit, Zyra e tatimit në pronë ju njofton se kanë mbetur edhe pak ditë për të paguar këstin e dytë.

Kësti i dytë përfundon me datë 30 shtator, atëherë të gjithë tatimpaguesit që ende nuk e kanë kryer obligimin e tyre, mund ta kryejnë pagesën deri më 30 shtator 2024.

Duke kryer me kohë obligimet tuaja, ju nuk do të paguani gjoba në shumën 10% të këstit të dytë dhe interes prej 0.65% në muaj.

Për çdo paqartësi eventuale rreth pagesës konsultohuni me zyrtarët komunalë të tatimit në pronë.

Po ashtu, për të kryer më shpejt detyrimet tuaja, ju mund të shfrytëzoni edhe platformënelektronike e-Kosova.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë