Pamje ekskluzive të rrahjes mes dy grupeve
Pak momente më parë, një rrahje mes disa personave ka ndodhur në lagjen Emshir të Prishtinës.
IndeksOnline ka siguruar pamje ekskluzive të rrahjes, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar, ndërsa gjashtë të tjerë janë shoqëruar në polici.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.Bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor“, tha Ahmeti për IndeksOnline.
“Nga njësitet policore në stacion janë shoqëruar gjashtë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje”.
Ahmeti shtoi se aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.