Disa persona gjuajnë në drejtim të një burri – viktima e rezervon biletën dhe ikën nga Kosova

Një tentim vrasje ka ndodh në qytetin e Pejës dy ditë më parë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin në Polici e ka lajmëruar babai i viktimës, i cili i ka njoftuar autoritetet se persona të panjohur, po ashtu për motive ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të djalit të tij.

Ky i fundit, sipas babit të tij, ka pasur lëndime si pasojë e shkrepjes së plumbave, por nuk dihet nëse e ka marrë trajtimin mjekësor, pasi nga frika menjëherë e ka rezervuar një biletë dhe është larguar nga Kosova, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka zbuluar se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy fishekë dhe dy gëzhoja cal-7.62 mm.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë