Djali nga Arllati, lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës: Mirë së vjen Eliot!

Eliot Bujupi është lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll i cili është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda pwr ndeshjen e sw premtws ndaj Rumanisë.

Djali nga Arllati i Drenasit pritet të jetë ylli i kombëtares, transmeton portali DrenicaOnline.

Elioti, rrjedh nga një familje kombëtare dhe patriotike, një familje humane e cila i ka dhënë krah secilit që ka trokitur në derën e tyre, një familje që pavarësisht largimit nga vendi kurrë nuk e ka harruar token e tyre, Kosovën.

Eli gjithashtu vjen nga një familje sportistësh e sportdashës dhe nuk mund të jetë ndryshe, një supertalent në futboll duke mos harruar asnjëherë atdheun e prindërve të tij Kosovën, tani vjen për të berë historinë bashkë me shokët e tij.

Elioti refuzoi Gjermanin dhe disa kombëtare tjera duke vendosur për Kombëtaren e Kosovës, sepse aty i pushon mendja dhe shpirti, sepse aty i rrjedh gjaku i pastër shqiptar.

Për fshatin Arllat, për komunën me të dashur Drenasin dhe për shtetin me të mirë në planet Kosovën, është një ditë e veçantë sepse heronjtë e ditëve tona, ambasadorët me të mirë të vendit po kthehen për të dhenë kontributin e tyre aty ku gjithçka flitet Shqip.

Mirë së vjen Eliot aty ku e ke vendin, aty ku emocioni dhe adrenalina do jenë në maksimum, ku Bujupt por edhe dardanët do t’i kesh përgjithmonë duke bërë tifo për ty dhe shokët tuaj.

“Jemi krenar me arritjet tuaja, përfaqësimi juaj realizon ëndrrën e shumë futbollistëve të bujupëve e veçanarisht xhaxhait tuaj Shaqës. Mirë së vjen Heroi Ynë”, ka shkruar në profilin e tij, bashkëvendasi Burim Bujupi./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë