Përplasja mes ‘Capave’ dhe grupit të Sekiraqës, pamjet tregojnë arratisjen e dy të dyshuarve

Janë publikuar pamje të reja të përplasjes së armatosur që ndodhi të dielën në mbrëmje në Prishtinë.

Pamjet tregojnë dy persona mbi një motor katër-rrotash që largohet nga vendi i ngjarjes pasi i shkrep disa fishekë në rrugën ‘Gazmend Zajmi’, në lagjen ‘Aktash’.

Motoçikleta me dy persona të dyshuar largohet në një rrugicë pranë rrugës ‘Gazmend Zajmi’, tregojnë pamjet e reja.

Një person vdiq dhe pesë persona të tjerë u plagosën nga breshëri plumbash me kallashnikov dhe armë automatike, të cilat u shkrepën në rrugën ‘Gazmend Zajmi’.

Paparaci ka raportuar të dielën se në përleshje janë përfshirë familjet Sekiraqa dhe Gashi, të njohur në kryeqytet si ‘Capat’.

I vrari Premtim Gashi është varrosur të hënën në Prishtinë.

Ndërkaq, pesë të plagosurit, përfshirë gangsterin Salih Sekiraqa, po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare. Ata janë jashtë rrezikut për jetë, bënë të ditur të hënën shefat e klinikave përkatëse në QKUK. /Paparaci.com

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë