Gjoshi i PDK-së: Siguria nuk ekziston për qytetarët e Kosovës
Pas ngjarjeve që tmerruan kryeqytetin ditët e fundit, ka reaguar zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, transmeton portali DrenicaOnline.
Ai ka thënë se askush nuk ka siguri që në mbrëmje do të kthehet në shtëpi dhe nuk do ta kapin plumbat e bandave.
“Siguria nuk ekziston për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Gjoshi.
Propaganda e përditshme e pushtetit sipas tij, nuk mbulon pamjet që nuk vijnë nga Meksika, por nga Prishtina.
“Gjithçka që flasin Albin Kurti dhe vartësit e tij, qoftë për siguri, për ekonomi apo për çkado tjetër, është vetëm improvizim, gënjeshtër dhe propagandë politike”, ka thënë ai.
“E keqja që Albin Kurti po mundohet ta mbajë fshehur po u përplaset çdo ditë qytetarëve të Kosovës, të cilët më së miri e dijnë se sa e shtrenjtë dhe sa e pasigurtë është bërë jeta në këto katër vite”, thotë në fund ai./DrenicaOnline/


