Breshëri plumbash nga garazha, gjuajtje rrefallë nga motori- Pamje nga nata kritike në “Aktash”

100 plumba u shkrepën mbrëmë në lagjen “Aktash” në Prishtinë rreth orës 10 të darkës.

Një konflikt i më hershëm mes familjes Sekiraqa dhe Gashi (siç njihet edhe si “Capat”) vazhdoi të dielën me breshëri plumbash në rrugët e kësaj lagje.

Si pasojë, një person u vra. Premtim Gashi, anëtar i familjes së “Capave”, ndërsa mbetën të plagosur pesë persona të tjerë të përfshirë direkt në konflikt.

Krismat nga të shtënat kanë terrorizuar banorët e lagjes.

Mediat kanë publikuar pamje nga momenti tragjik.

Një video shihet se si një person tenton të fshihet pas një veture që ndodhet në garazh.

E një tjetër video shihet se si shkëmbehen gjuajtje me armë zjarri mes një personi që është duke vozitur një motorr dhe një veture.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë