Nëna e dy fëmijëve po kthehej nga puna – 45 vjeçari i zuri pritën, e leu me benzinë dhe i vuri flakën

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë në Korçë ku një 31-vjeçare është sulmuar nga ish-bashkëshorti i saj, i cili i ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.
Melisa thuhet se ishte duke u kthyer nga puna dhe po futej në banesën e së ëmës, aty ku jetonte bashkë me dy fëmijët pas ndarjes, dhe në rrugicë ish-bashkëshorti, Bledar Trëndafili i ka dalë para.
Me shpejtësi ai i ka hedhur mbi trup një shishe me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën. Menjëherë pas aktit të rëndë ai është larguar, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.
31-vjeçarja u transportua fillimisht në spitalin e Korçës, por për shkak të gjendjes së saj, u nis drejt spitalit të Tiranës.
Çifti ishin në proces divorci, dhe duket se ish-bashkëshorti i saj 45-vjeçar nuk e pranonte.
.
.