Ish drejtori i Gjimnazit të Drenasit: Lumnija ishte shëmbëlltyra e një profesoreshe

Ka vdekur profesoresha Lumnije Ahmeti nga Drenasi.

Ish drejtori i Gjimnazit, Mentor Sahiti ka thënë se ajo ishte shëmbëlltyra e një profesoreshe, që ja kanë pasur lakmi, jo vetëm drejtuesit e institucioneve arsimore në vendin tonë, por edhe në të gjitha vendet e tjera, ku kanë performuar nxënësit tuaj.

Postimi i Prof.Sahitit:

Profesoreshë Lumnije, lajmi për kalimin tuaj në përjetësi është trishtues.

Ishe shëmbëlltyra e një profesoreshe, që ja kanë pasur lakmi, jo vetëm drejtuesit e institucioneve arsimore në vendin tonë, por edhe në të gjitha vendet e tjera, ku kanë performuar nxënësit tuaj.

Gjatë tri viteve sa isha drejtor në gjimnazin e Drenasit, nga koha e pandemisë, njohurit e thella profesionale, përkushtimi, angazhimi, vendosmëria dhe rezultatet tuaja për shkollën dhe nxënësit ishin shembull i pa krahasueshëm, pavarësisht, se njihja shumë mësimdhënës edhe nga vendet me arsimin më të mirë në botë.

Dua që t’i kujtoj edhe njëherë disa shembuj me raste konkrete jashtë Kosovës nga drejtuesit e shkollave dhe profesorët e tyre për punën tuaj me nxënësit:

Në Finlandë, drejtoresha e shkollës pas prezantimeve të nxënëseve tuaja në shkollën e tyre thekson: “Përgatitja dhe njohurit e nxënësve tuaj në gjuhën angleze janë mbresëlënëse për nxënësit tanë, por edhe për të gjithë ne”!

Francë: “Nxënësit tuaj qenkan plotësisht të barabartë në çdo aspekt me nxënësit tanë”.

Gjermani, “Përgatitja e nxënësve tuaj është shembull për secilën shkollë”.

Lamtumirë njeri i bekuar, pastë dritë shpirti yt!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë