Policia tregon si erdhi deri te vetaksidenti në Sllatinë ku humbi jetën çifti Tora

Çifti Bekim dhe Shehide Tora humbën jetën mbrëmë në një aksident trafiku që ndodhu në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në Sllatinë.

Policia ka dhënë detaje lidhur me vetaksidentin me fatalitet ku përveç çiftit të vdekur janë edhe dy femra tjera me lëndime që po trajtohen në QKUK.

Raporti i policisë:

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. Nacionale Prishtine-Pejë ,Sllatinë 29.08.2024-18:50 . Ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, dyshohet se si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin e automjetit dhe përfundon jashtë rrugës e rrokullisur. Lidhur me rastin ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit, po ashtu si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe tri femra kosovare, ku njëra ka ndërruar jetë në QKUK Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse dhe prokurori. Trupat e pajetë me vendim të prokurorit dërgohen në IML për obduksion”, thuhet në raport.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë